Shpresojmë ta refuzojë: Klubi që po rrezikohet me rënie nga PL ofron 40 milionë për Rashicën

Futbollisti i Werder Bremenit Milot Rashica është duke u lidhur me një transferim te skuadra e Premierligës Aston Villa. Ylli shqiptar i Werder Bremen, Milot Rashica është duke u kërkuar nga klubi anglez, Aston Villa. Ish kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë 33 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e Rashicës. Rashica edhe në […]
Ylli shqiptar i Werder Bremen, Milot Rashica është duke u kërkuar nga klubi anglez, Aston Villa.
Ish kampioni anglez është i gatshëm të ofrojë 33 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e Rashicës.
Rashica edhe në këtë sezon është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme duke qenë futbollisti kryesor i Bremen në Bundesligë. Drejtuesit e klubit gjerman e kanë bërë të qartë se ai nuk është në shitje, megjithatë interesimi nga klubet angleze nuk është duke munguar.
Pas 12 golave dhe gjashtë asistimeve për skuadrën e Florian Kohfeldt edicionin e kaluar, Rashica tashmë ka shënuar tetë gola në 12 ndeshje këtë edicion.
Rashica i kushtoi Werder Bremenit vetëm gjashtë milionë funte kur u transferua në Gjermani nga klubi holandez Vitesse Arnhem.
Ndryshe, Aston Villa këtë sezon është rikthyer në Premier Ligë pas disa vitesh gara në rangun e dytë të futbollit anglez “Championship”.

Villa aktualisht pozicionohet në vendin e 17-të në Premier League, afër zonës së rrezikshme për rënie nga liga.
Marrë parasysh se Rashica ka oferta shumë më të mira mbi tavolinë, është e vështirë ta paramendojmë atë në fanellën e Villës. /Periskopi.com/












