Shpallet gabimi i dekadës: Kartoni i kuq për V.Persien e Arsenalit ndaj Barçës denoncohet ashpër

Kjo dekadë që po e lëmë pas ka pasur momente tejet kontroverse në futboll. Por, kjo dekadë do të mbahet mend edhe për futjen e VAR-it në futboll dhe që ishte e pashmangshme. Teknologjia ishte e domosdoshme të futej në futboll, pasi shumë gjyqtarë kanë gabuar në vendimet e tyre. Një vendim trashanik ishte edhe […]
Por, kjo dekadë do të mbahet mend edhe për futjen e VAR-it në futboll dhe që ishte e pashmangshme.
Teknologjia ishte e domosdoshme të futej në futboll, pasi shumë gjyqtarë kanë gabuar në vendimet e tyre.
Një vendim trashanik ishte edhe në vitin 2011, atëherë kur gjyqtari Massimo Busacca e përjashtoi ngas loja Robin van Perisen.
Sulmuesi holandez tashmë kishte marrë një kartonë të verdhë, por në minutën e 56-të ai u ndëshkua me të dytin, duke u përjashtuar kështu nga takimi i Ligës së Kampionëve.
Busacca kishte vërshëllyer për pozitë jashtë loje, mirëpo Van Perise nuk e kishte dëgjuar bilbilin e tij dhe kishte gjuajtur në drejtim të portës së Barcelonës.

Si shkak i veprimit të tij, gjyqtari e kishte ndëshkuar me karton të kuq, për ta përjashtuar atë nga përballja.
Holandezi më pas kishte thënë se si mund ta dëgjonte vërshëllimën e tij kur në Camp Nou ishin të pranishëm 95 mijë tifozë.
Van Perise e cilësoj si një shaka e keqe vendimin e gjyqtarit, por GivemeSport e ka cilësuar si gabimin e dekadës. /Telegrafi/
https://twitter.com/i/status/1210491371360063488












