Shorti i çerekfinales së DigitAlb Kupës: Përplasen skuadrat e Superligës mes vete!

Është hedhur shorti për çerekfinalen e DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa janë çiftuar përballje mjaft interesante. Çifti i parë i dalë nga vazot ishte ai ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit. Kampioni në fuqi Feronikeli do të përballet me Lirinë në Prizren, Ballkani udhëton drejt Klinës për t’u pëballur me Dukagjinin. Ndërkohë, Prishtina do të luaj sërish […]
Çifti i parë i dalë nga vazot ishte ai ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit.
Kampioni në fuqi Feronikeli do të përballet me Lirinë në Prizren, Ballkani udhëton drejt Klinës për t’u pëballur me Dukagjinin.
Ndërkohë, Prishtina do të luaj sërish në kryeqytet, derisa këtë herë do të përballet me Vushtrrinë.
Çiftet e çerekfinales:
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria.
Ndeshjet e çerekfinales do të luhen më 8 dhe 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
/Periskopi/












