Shiko: Momenti kur Depay i vërsulet fansit në fushë pasi e sheh çka shkruhet në banerin që po mbante

Lyoni siguroi një vend në fazën e eleminimit direkt të Champions Leagues, të martën, me një barazim 2-2 me RB Leipzigun. Barazimi, i përcjellur nga fitorja 3-0 e Benficas kundër Zenitit, e mban Lyoni një pikë më larg se këto të dyja – duke shmangur një proces të komplikuar të “mini ligës”, raporton Periskopi. Nëse […]
Barazimi, i përcjellur nga fitorja 3-0 e Benficas kundër Zenitit, e mban Lyoni një pikë më larg se këto të dyja – duke shmangur një proces të komplikuar të “mini ligës”, raporton Periskopi.
Nëse francezët do të mposhteshin nga Leipzigu, të tri skuadrat do të kishin nga shtatë pikë, që do t’ia jepte mundësinë Zenitit të vazhdonte për shkak të rezultateve më të mira mes vete.
Sidoqoftë, pavarësisht se Lyoni e siguroi kualifikimin tutje, skenat e mëvonshme nuk ngjasuan me festë.

Fillimisht, nuk ishte e qartë çfarë po ndodhte me pamjet që tregonin konfrontim mes futbollistëve dhe fansave, siç mund ta shihni më poshtë.
Début de bagarre entre certains joueurs lyonnais et des membres des Bad Gones. Memphis Depay a tente d’arracher l’étendard qui vise Marcelo @lequipe pic.twitter.com/Y2c2oOHlXk
— Bilel Ghazi (@BilelGhazi) December 10, 2019
Mirëpo, pamjet e tjera qartësuan gjërat.
Derisa futbollistët mbyllën ndeshjen, një fans u fut në vijën kufizuese të fushës dhe mbajti një baner ku quhej qendër-mbrojtësi i skuadrës, Marcelo, “gomar”.
Kapiteni, Depay iu vërsul fansit për ta konfrontuar. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
You can see that Memphis Depay merely tried to grab the fan’s donkey banner & did not attack him. pic.twitter.com/TXvoHNez2t
— Get French Football News (@GFFN) December 10, 2019












