Sekretari i FFK-së: Arianit Ahmeti kishte ambicie të sëmura, nuk la katund pa shkuar për nënshkrime

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka folur sonte për Arianit Ahmetin, të deklaruar kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës. Salihu ka thënë se Ahmeti, deri para pak ditësh zëvendës sekretar i përgjithshëm i FFK-së, tha se Ahmeti po gënjen që po thotë se ai personalisht po […]
Salihu ka thënë se Ahmeti, deri para pak ditësh zëvendës sekretar i përgjithshëm i FFK-së, tha se Ahmeti po gënjen që po thotë se ai personalisht po kërkon nënshkrime.
“Nuk ka lënë katund në Kosovë pa shkuar me lyp nënshkrime. Ka shkuar me politikanë, me njerëz që kanë qenë në borxhe, me biznismenë etj”, tha Salihu për emisionin Favorit në T7.
“Ai kishte pasur ambicie të sëmura. Është total irelevant për futboll e tash mu qu kunder FFK, kunder anetarëve të vet. Qe 1 vit e gjysmë kishte punuar ai për këtë punë”, shtoi Salihu.
Gazetari shumëvjeçar Agim Kasapolli, i ftuar në emision tha se Ahmeti ka rënë viktimë e tjerëve, derisa theksoi se ka hyrë në mal pa sopatë.












