Rusia fut në funksion sistemin e raketave supersonike “Avangard”

Rusia fut në funksion sistemin e raketave supersonike “Avangard”

Rusia ka vënë në funksion regjimentin e parë të raketave supersonike “Avangard”. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Rusi, ndonëse nuk është bërë i ditur lokacioni se ku janë vendosur ato – edhepse zyrtarët kishin dhënë sinjale më herët se ato mund të pozicionoheshin në Malet Urale. Presidenti rus Vladimir Putin kishte […]

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Rusi, ndonëse nuk është bërë i ditur lokacioni se ku janë vendosur ato – edhepse zyrtarët kishin dhënë sinjale më herët se ato mund të pozicionoheshin në Malet Urale.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se raketat me aftësi bërthamore mund të udhëtojnë me shpejtësi 20 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe e vendosin kështu Rusinë përpara kombeve të tjera.

Ato kanë një “sistem të rrëshqitjes” që lejon manovrim shumë të madh dhe e bën të pamundshme që të mposhten, transmeton Klan Kosova.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka konfirmuar se “Armët supersonike ‘Avangard’ janë vënë në funksion në orën 10:00, sipas kohës lokale të Moskës, më 27 dhjetor” – duke e cilësuar këtë një “ngjarje historike”.

Putin ka thënë të martën se sistemi “Avangard” mund të depërtojë në sistemet aktuale dhe të ardhshme të mbrojtjes nga raketat.

“Asnjë shtet nuk posedon armë supersonike, e lëre më armë supersonike me rreze kontinentale”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja