Rudigeri i Chelseat u abuzuar në mënyrë racore: Çohet peshë Anglia (Video)

Chelsea mbrëmë fitoi 2-0 si mysafir i Tottemhamit por kjo ndeshje mbeti nën hije pas incidentit të turpshëm racist që ndodhi. Referi Anthony Taylor raportoi një abuzim të bërë ndaj mbrojtësit të Chelsat, Antonio Rudiger në pjesën e dytë të lojës. Mbrojtësi u duk derisa i tha Cesar Azpilicuetas se kishte dëgjuar apo parë gjeste […]
Referi Anthony Taylor raportoi një abuzim të bërë ndaj mbrojtësit të Chelsat, Antonio Rudiger në pjesën e dytë të lojës.
Mbrojtësi u duk derisa i tha Cesar Azpilicuetas se kishte dëgjuar apo parë gjeste majmuni pasi një objekt ishte hedhur në fushë. Taylor më pas u informua për rastin dhe shkoi në vijën anësore, raporton Independent, përkthen Periskopi.
Incidenti vjen pas një loje tmerrësisht agresive të luajtur mbrëmë, e të cilën e fitoi Chelsea mes tensionesh dhe grindjesh të panumërta mes futbollistësh.
Gary Neville, legjenda e Manchester United, pas këtij rasti mbajti një fjalim shumë emocional kundër racizmit por u ndërpre nga moderatori i Sky Sports që deshi të bënte një shaka të pakripë por u detyrua që më pas të kërkonte falje.
“We have to empower the players to walk off the pitch and stop the entertainment while it’s happening.”
The Super Sunday panel discuss the incident of alleged racism in the second half of Tottenham vs Chelsea. pic.twitter.com/mgEw0NlT7F
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) December 22, 2019
“Jam i detyruar të them që këto janë opinionet e Gary Neville-it dhe jo të Sky Sports. Kjo është puna ime,” tha ky moderator, pas së cilës Neville e pyeti nëse pajtohej ose jo.
“Se a pajtohem ose jo është e parëndësishme. Unë jam këtu për të provuar që të mbaj një debat të balancuar.”
Iu kujtojmë se edhe para dy javësh në Premier Ligë, mesfushorët e Manchester United, Fred dhe Jesse Lingard ishin abuzuar po ashtu në mënyrë racore./Periskopi












