Rikthim sensacional i Lazios, mposht Juventusin që mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë

Lazio ka fituar me rikthim 3-1 ndaj Juventusit në takimin e vlefshëm për jaëvn e 15-të në Serie A, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon. Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Juventusit, por ishin të dy skuadrat që shënuan nga një gol. Goli […]

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë për një nuancë më të mirë të Juventusit, por ishin të dy skuadrat që shënuan nga një gol.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 25-të dhe ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Rodrigo Bentancur.

Kur pritej që kjo pjesë të përfundonte, në minutat shtesë ishte mbrojtësi Felipe Luiz që shënoi me kokë për 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin diçka më të mirë dhe kërkues, duke gjetur edhe golin e fitores, kjo edhe falë kartonit të kuq nga Juan Cuadrado (69′).

Goli i epërsisë se Lazios erdhi në minutën e 74-të dhe ishte Sergej Milinkovic-Savic, i cili shënoi për 2-1 pas asistimit të bukur nga Luis Alberto.

Lazio pati mundësi ideale ta shtonte epërsinë në minutën e 79-të, por Wojciech Szczesny priti penalltinë e Ciro Immobiles, ndërsa vetëm në shtesë ishte Felipe Caciedo që vendosi rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Lazio ka 33 pikë në vendin e tretë apo tri më pak se Juventusi në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Juve e pret në shtëpi Udinesen.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova