Reagon FFK me një paralajmërim të qartë dhe të zëshëm: Duhet të kemi kujdes, po shkojmë nga më e keqja

Reagon FFK me një paralajmërim të qartë dhe të zëshëm: Duhet të kemi kujdes, po shkojmë nga më e keqja

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një komunikateje, pas situatës së krijuar në institucionin më të lartë të futbollit kosovar. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot u takua me kryetarin e FIFA-s dhe UEFA-s ku është diskutuar për gjendjen e futbollit të Kosovës. Më poshtë, komunikata e plotë e FFK-së: Gjatë […]

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një komunikateje, pas situatës së krijuar në institucionin më të lartë të futbollit kosovar.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot u takua me kryetarin e FIFA-s dhe UEFA-s ku është diskutuar për gjendjen e futbollit të Kosovës.

Më poshtë, komunikata e plotë e FFK-së:

Gjatë qëndrimit në Varshavë së bashku me nënkryetarin Bakir Burri zhvilluam takime të shumta me krerët e federatave të shteteve anëtare të UEFA-s, por edhe me vetë krerët e FIFA-s e UEFA-s, Gianni Infantino dhe Aleksander Çeferin. Gjatë këtyre takimeve fatkeqësisht kohën më të madhe ishim të detyruar t’ia kushtonim situatës së fundit rreth FFK-së, ku e sqaruam gjithçka në mënyrën më të drejtë dhe reale. Sqarimi deri në detaje i gjithë situatës ishte më se i nevojshëm, duke pasur parasysh faktin se Komisionet e UEFA-s e FIFA-s veprojnë sipas raporteve dhe dokumenteve që i dërgojnë zyrtarët e tyre dhe FFK. Anëtarët e këtyre Komisioneve nuk lëshohen në raporte njerëzore, shoqërore apo në mëshirë. Ata kanë vetëm ligje dhe veprojnë ashtu siç e parashohin ligjet dhe rregulloret për situata të tilla, prandaj nuk është një situatë e lehtë as për ne kur kemi parasysh se kush i dha zjarr gjithë kësaj situate dhe kush është i interesuar që Kosova të mbetet sërish jashtë institucioneve të futbollit evropian dhe atij botëror. Jemi në një periudhë kur kundërshtarët tanë vazhdimisht e kanë atakuar shtetin tonë, duke kërkuar heqjen e njohjeve dhe duke penguar institucionet tona sportive dhe kulturore në drejtim të depërtimit në arenën ndërkombëtare. Andaj, të gjithë ne duhet të kemi kujdes, ngase krijimi i situatave të tilla çon deri të më e keqja apo thënë ndryshe i ndihmon ata që i kemi pasur vazhdimisht kundër dhe pengesë në realizimin e ëndrrave tona. Pra, na duhet kujdes i madh sepse kanë kaluar kohërat kur mund të vendoset diçka me shantazhe e militarizëm dhe interesa grupore e klanore, e aq më pak individuale. Futbolli e ka marrë rrugën e drejt, të pastër e transparente në sytë e UEFA-s, FIFA-s dhe popullit tonë, për çka falënderojmë të gjithë ata që janë kujdestarë të mbrojtjes dhe ruajtjes së pastërtisë dhe vlerave të futbollit e sidomos Kombëtaren tonë. Federata e Futbollit dhe rezultatet që i kemi arritur deri më tash janë pjesë dhe kontribut i të gjithëve, e sidomos e lojtarëve Dardanë, tifozëve Dardanë, por edhe e gjithë Diasporës dhe popullatës tonë. Në takimet me Infantinon dhe Çeferinin, i bëra lutje atyre në emër të KE të FFK-së, të institucioneve tona dhe më së shumti në emër të tifozëve Dardanët që të mos marrin masa, sepse do të vazhdojmë të palëkundur të punojmë ashtu sikurse deri tash në realizimin e ëndrrës sonë të përbashkët.

Vazhdojmë me Krenari dhe Përgjegjësi…

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova