Reagon edhe Qeveria britanike pas racizmit në Premier Ligë

Downing Street [rruga Downing] e cila është rruga në Londër ku ndodhen rezidencat zyrtare dhe zyret e Kryeministrit të Britanisë së Madhe, ka reaguar pas incidentit të fundit të racizmit ku Antonio Rudiger i Chelseat u abuzua në ndeshjen kundër Tottenhamit. Qeveria tha se autoritetet e futbollit duhet të bëjnë më shumë që të sfidojnë […]
Qeveria tha se autoritetet e futbollit duhet të bëjnë më shumë që të sfidojnë racizmin në futboll, pas thirrjes së federatës për një hetim qeveritar dhe për sanksione të rënda ndaj akteve raciste.
Zëdhënësi zyrtar i Boris Johnsonit, kryeministrit të zgjedhur, tha se qeveria po monitoronte reagimin e autoriteteve dhe ishte e gatshme të merrte hapa shtesë “nëse ishte e nevojshme”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“Racizmi i çfarëdo forme nuk ka vend në futboll, e askund tjetër dhe ne duhet ta konfrontojmë këtë sjellje të ndyrë,” tha ai.
“Federata, Premier Liga dhe Liga e Futbollit Anglez i kanë rritur në masë domethënëse këto përpjekje, por ne presim prej tyre që ta bëjnë prioritet këtë çështje dhe të konsultohen me lojtarët dhe grupet mbështetëse.” – shtoi ai.
Më herët ishte raportuar se ministri i sporteve, Nigel Adams, do të fliste me klubin e Tottenham Hotspur për abuzimin.
Ndeshja e së dielës u pauzua pasi mbrojtësi i Chelseat ishte shënjestruar nga një seksion i tifozëve të ekipit të Tottenhamit.
Referi Anthony Taylor e kishte ndalur lojën pasi portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, ishte gjuajtur me një objekt. /Periskopi












