Qosja për Periskopin: Veç LDK ka njerëz me mandate 4 vjeçare, mandati im është i përjetshëm

Qosja për Periskopin: Veç LDK ka njerëz me mandate 4 vjeçare, mandati im është i përjetshëm

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë ‘ngrirë’ negociatat për koalicion në momentin kur pjesë e pazarit politik është bërë posti i Presidentit dhe siç është raportuar, ministri të caktuara. VV nuk do që kjo pozitë të diskutohet tash kurse LDK e dëshiron të kundërtën, pra, që kjo pozitë të ‘definohet’ tash. Ideja e […]

Periskopi kishte raportuar qysh në muajin korrik se plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte të merrte postin e Presidentit të shtetit dhe Vetëvendosje (Albin Kurti), ta merrte postin e Kryeministrit. Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, gjërat ashtu ndodhën. Nga takimet në nivele të grupeve punuese ku janë diskutuar çështjet programore, dy partitë, LDK dhe VV, kaluan në diskutime të ‘niveleve më të larta’, përkatësisht udhëheqësit e të dy partive, Mustafa e Kurti.

Por për Vetëvendosjen po del problematike diskutimi i postit të Presidentit në këto rrethana ndërkaq pikërisht këtë diskutim, po e lyp Lidhja Demokratike, tani përjashtuar Vjosa Osmanin, kandidaten për kryeministre të LDK-së e cila kishte deklaruar se ‘posti i Presidentit nuk do të duhej të ishte pjesë e pazareve politike’.

I përfolur së fundmi si emër për postin e Presidentit, akademik Rexhep Qosja, në një deklaratë për Periskopin, ka thënë se ‘nuk është njeri i mandateve’. Ka thënë fjalë të mira për Vetëvendosjen, por e ka porositur Periskopin, që ta lajmërojmë LDK-në se ‘veç kjo parti ka njerëz me mandate 4 vjeçare’.

 “Shkoni pyetni në Vetëvendosje, pse po më pyetni mua. Unë edhe para disa vitesh e kam thënë një mendim, megjithëse Vetëvendosje është një cilësi, një kualitet i veçantë ndër partitë politike të Kosovës, në përgjithësi sot. Pra Vetëvendosje është një kualitet i veçantë, në përbërjen e vetë, me anëtarët e vetë, në politikën e vetë. Por unë po e përsëris atë përgjigjen që e kam dhënë atëherë. Unë jam krijues, me mandat të përjetshëm. Nuk jam njeri me mandate katër vjeçare apo pesë vjeçare. Mandati im në historinë e popullit shqiptar është i përjetshëm kurse mandatet e njerëzve të politikës janë të përkohshme. Katër vjeçare, pesë vjeçare, etj etj. Po atyre të LDK’së thuajini që ju keni njerëz me mandate katër vjeçare, unë jam njeri me mandate të përjetshëm. Unë po i drejtohem LDK’së, thuajini ju keni njerëz me mandate 4-5 vjeçar. Mandati im është i përjetshëm në historinë shqiptare”, ka thënë Qosja për Periskopin.

Lidhur me historinë e raporteve LDK – Qosja – VV, Periskopi dje ka bërë një shkrim të shkurtër, të cilin mund ta lexoni këtu. /Periskopi/

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot