Phoenix nuk i bëjnë ballë Harden dhe Westbrook, Rockets marrin tjetër fitore

Houston Rockets ka shënuar fitoren e radhës në NBA. Rockets kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Phoenix Suns, me rezultatin 125:139, shkruan lajmi.net. Houston kanë fituar të katër qerekat e lojës (35:36, 30:34, 30:36 dhe 30:33) për të marrë këtë fitore të rëndësishme. Si gjithmonë, më i dalluari tek Rockets ishte James Harden, i […]
Houston Rockets ka shënuar fitoren e radhës në NBA.
Rockets kanë arritur që të mposhtin skuadrën e Phoenix Suns, me rezultatin 125:139, shkruan lajmi.net.
Houston kanë fituar të katër qerekat e lojës (35:36, 30:34, 30:36 dhe 30:33) për të marrë këtë fitore të rëndësishme.
Si gjithmonë, më i dalluari tek Rockets ishte James Harden, i cili kontribuoi me 47 pikë dhe 7 asistime, në 34 minuta.
‘The Beard’ ishte i papërmbajtshëm, duke u treguar 9 herë i saktë nga gjaujtje për tri pikë.
Kontribut të madh në fitoren e Houston Rockets ka dhënë edhe Russell Westbrook, i cili shënoi 30 pikë.
Rockets tashmë numërojnë 20 fitore dhe 9 humbje në 29 ndeshje të luajtura.












