Paulo Dybala mohonte origjinën e tij me fjalë të rënda, Argjentina i bën ‘gropën’

Paulo Dybala mohonte origjinën e tij me fjalë të rënda, Argjentina i bën ‘gropën’

Paulo Dybala është një ndër futbollistët më të talentuar në botë, ani që për kombëtaren e Argjentinës ka një statistikë të tmerrshme duke luajtur 28 herë dhe duke i shënuar vetëm 2 gola. Por, Dybala kishte zemëruar keq polakët me deklaratët e tij ku e mohonte vendin e origjinës, Poloninë. Ylli i Juventusit ka rikthyer […]

Ylli i Juventusit ka rikthyer formën fenomenale këtë sezon, duke arritur që t’i shënojë nëntë gola në 22 ndeshje krahas Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuainit.

Por, Dybala vazhdon të vuajë formë të keqe te Argjentina ku luan bashkë me Lionel Messin, përcjell Periskopi.

Megjithëse është lojtar me fat që luan me dy prej futbollistëve më të mirë në botë, në fakt 26 vjeçari ka origjinë polake.

Dybala ishte lindur në Laguna Larga të Cordobas së Argjentinës, por gjyshi i tij Boleslaw Dybala vinte nga fshati i Krasniowit në Poloni, ku kishte ikur gjatë luftës së dytë botërore.

Familja e Dybalas ka madje edhe origjinë italiane nga ana e nënës, me emrin Da Messa që rrjedh nga Provinca e Napolit.

Për shkak të origjinës së familjes, Dybala kishte mundësi që të luante për tri kombëtare, Poloninë, Italinë dhe Argjentinën. Ai refuzoi që të luante për të parën duke thënë fjalë të ashpra madje që kishin irrituar publikun polak.

“Unë ndihem 100 për qind argjentinas, dhe nuk do të isha i lumtur të luaja për një kombëtare që nuk ndihem se është e imja, të dëgjoja himnin që nuk është i imi, me ngjyra që nuk më përkasin.”

S’ka dyshim se po të kishte zgjedhur Poloninë ose Italinë, Dybala do të ishte shumë më i suksesshëm se sa që është aktualisht te Argjentina. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova