Pati një mundësi të rrallë të impresiononte nga minuta e parë, Shaqiri shpallet më i dobëti për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri pati një start të rrallë sot për Liverpoolin në ndeshjen kundër ëatfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League. “Të Kuqtë” regjistruan një fitore komode, 2-0, me Shaqën që tregoi shumë pak nga aftësitë e tij në fushë, shkruan Periskopi. Përveç një asistimi për Sadio Manen, i cili shënoi […]
Xherdan Shaqiri pati një start të rrallë sot për Liverpoolin në ndeshjen kundër ëatfordit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premier League.
“Të Kuqtë” regjistruan një fitore komode, 2-0, me Shaqën që tregoi shumë pak nga aftësitë e tij në fushë, shkruan Periskopi.
Përveç një asistimi për Sadio Manen, i cili shënoi me kokë, por goli u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje, kosovari nuk pati ndonjë moment tjetër eksploziv.
Ai u zëvendësua në minutën e 70-të, me Alex Oxlade-Chamberlainin që u inkuadrua në vend të tij.
E në vlerësimet e “ëhoscored” pas ndeshjes, Shaqa ka marrë notën më të ulët në skuadrën e tij, 6.4.
“Lojtari i Ndeshjes” u shpall, sigurisht, Mohamed Salah i cili realizoi të dy golat e ndeshjes. /Periskopi.com/













