Pasi shkund rrjetën e kundërshtarit në Spanjë, ylli shqiptar feston si një hero i vërtetë

Armando Sadiku nuk zhgënjen. Sulmuesi i Shqipërisë dhe Malagas në Segunda Division është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar në minutën e 27-të kundër Tenerifes. ‘’Sardelet’’ fituan një goditje këndi dhe Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort […]
Sulmuesi i Shqipërisë dhe Malagas në Segunda Division është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar në minutën e 27-të kundër Tenerifes.
‘’Sardelet’’ fituan një goditje këndi dhe Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort nga afër.
Sidoqoftë, nëse mendoni se goli i tij është i bukur, duhet ta shikoni festimin pas realizimit.
Ai shijoi në maksimum momentin e lavdisë në fushë, duke rrëshqitur me të dy këmbët, para se të ngritej dhe t’i drejtohej turmës me një bërtitmë nga pasioni.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/












