Pas golit absolutisht sensacional kundër Bayernit, Werder Bremeni pyet: A është Rashica më i miri në botë

Milot Rashica realizoi një gol absolutisht sensacional kundër Bayernit në minutën e 24-t, për ta kaluar Werder Bremenin në epërsi. Pasi mori topin në afërsi të mesit të fushës, ai filloi një vrapim fantastik, duke ia humbur busullën Jerome Boatengut i cili nuk dinte se nga ta ndiqte, para se të lansonte një goditje thjesht […]
Milot Rashica realizoi një gol absolutisht sensacional kundër Bayernit në minutën e 24-t, për ta kaluar Werder Bremenin në epërsi.
Pasi mori topin në afërsi të mesit të fushës, ai filloi një vrapim fantastik, duke ia humbur busullën Jerome Boatengut i cili nuk dinte se nga ta ndiqte, para se të lansonte një goditje thjesht sensacionale që përfundoi prapa krahëve të Manuel Neuerit.
E pas atij goli, llogaria zyrtare e Werder Bremenit ka reaguar në Tëitter, duke shkruar:
“A është Milot Rashica më i miri në botë?” /Periskopi.com/
Is @milotrashica the best player in the world? ?#werder #FCBSVW pic.twitter.com/ArsxKGeQrj
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) December 14, 2019












