Para rimeçit të famshëm, fansi bën tatuazh katastrofale nga momenti kur Ruiz e nokautoi Joshuan

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në fillimin e rimeçit të famshëm, mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Arabinë Saudite. Në meçin e parë, Ruiz u fut si jo favorit absolut por arriti të shokojë kundërshtarin britanik dhe botën, duke e mposhtur në rundin […]
Në meçin e parë, Ruiz u fut si jo favorit absolut por arriti të shokojë kundërshtarin britanik dhe botën, duke e mposhtur në rundin e shtatë me TKO, raporton Periskopi.
Një prej skenave më ikonike nga meçi ishte kur Joshua u nokautua nga Ruiz, derisa momenti është fotografuar në mënyrë brilante.

Dhe tani, një mbështetës i meksikanit ka bërë një tatuazh në krah të momentit, por që ka shkuar tmerrësisht keq.
Fansi bëri tatuazhin në krahun e djathtë me fytyrën e 30-vjeçarit, derisa Joshua ishte i shtrirë.
Mirëpo, në pamje Ruiz duket më shumë si mundës sumo, se një kampion i peshave të rënda.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













