Pamje nga ndeshja e ‘tenistit më të dobët në botë’, nuk fiton asnjë pikë dhe mposhtet brutalisht

Artem Bahmet, një amator nga Ukraina, po konsiderohet si tenisti më i dobët në botë pas një humbje të dhimbshme nga Krittin Koaykul nga Tajlanda. Ndeshja u zhvillua në Doha, me pjesmarrjen që është e hapur për të gjithë, derisa regjistrimi kushton rreth 30 euro. Bahmet nuk do të mbahet mend për diçka pozitive megjithatë, […]
Ndeshja u zhvillua në Doha, me pjesmarrjen që është e hapur për të gjithë, derisa regjistrimi kushton rreth 30 euro.
Bahmet nuk do të mbahet mend për diçka pozitive megjithatë, pasi nuk fitoi asnjë pikë në ndeshjen e parë derisa u mposht 6-0,6-0 nga kundërshtari.
Po e lexuat drejtë, ai nuk fitoi asnjë pikë. As edhe një.
Koyakul fitoi 48 nga 48 pikët në dispozicion.
Jo vetëm që nuk fitoi asnjë pikë, por në disa raste ai mezi arriti ta godiste topin si duhet.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
???The last few points from the worst televised performance of all time as Artem Bahmet of Ukraine loses in an ITF qualifier in Doha. Presumably action will be taken?pic.twitter.com/3jevMsbI3q
— BetConnect (@betconnect) December 9, 2019












