Osmani: Kandidati ynë jo patjetër do të jetë nga LDK

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka sqaruar se kandiadati për president të Kosovës do të jetë konsensual. Tutje ajo tha se propozimin fillestar duhe ta jep LDK, përcjellë Periskopi. ”Akoma mendoj se presidenti nuk do të jetë pjesë e pazarave. Unë kam thënë duhet ta kemi një marrëveshje paraprake. Ne nuk po bëjmë pazar ti […]
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka sqaruar se kandiadati për president të Kosovës do të jetë konsensual.
Tutje ajo tha se propozimin fillestar duhe ta jep LDK, përcjellë Periskopi.
”Akoma mendoj se presidenti nuk do të jetë pjesë e pazarave. Unë kam thënë duhet ta kemi një marrëveshje paraprake. Ne nuk po bëjmë pazar ti ma jep këtë e unë atë, mirëpo me një marrëveshje paraprake. Propozohet kandidat konsensual. Unë akoma jam për kandidat konsensual. Në momentin që i merr votat e LDK dhe VV, ai person bëhet kandidat konsensual, S’kam thënë konsensus të plotë. I pranueshëm nga LDK, VV dhe një pjesë e opozitës. E vetmja që po kërkojmë është propozimin fillestar me jep LDK. A mendoni se jepim një kandidat që nuk e voton VV. Nuk duam ta qojmë vendin në zgjedhje pas 1 vit qeverisje’’, tha Osmani. Sikur të mos kishite ndodhur ajo dje, ne tani kishm qenë duke bërë hartim të planit për marrëveshje. Kandidati për president jo patjetër do të jetë nga LDK”, tha Osmani./Periskopi/












