Ngjarja misterioze me çiftin e sapomartuar, aroma e helmit kishte ‘pushtuar’ dhomën

Ngjarja misterioze me çiftin e sapomartuar, aroma e helmit kishte ‘pushtuar’ dhomën

Ngjarja e helmimit të çiftit nga Xhyra e Librazhdit vazhdon të mbajë të mbërthyer opinionin publik të zonës. Ende nuk ka një version zyrtar se cilat ishin rrethanat dhe motivet që shtynë çiftin të ndërmarrë aktin fatal të vetëhelmit vetëm 5 ditë pas martesës. Rezarta Hajdari 19 vjeçe ndërroi jetë ndërsa bashkëshorti i saj Olsi […]

Rezarta Hajdari 19 vjeçe ndërroi jetë ndërsa bashkëshorti i saj Olsi Hajdari vazhdon të mbahet në reanimacion dhe mjekët ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare ndonëse duket se ka shpresa që të jetojë.

Gjatë ditës së djeshme grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të tjerë. Prindërit kanë deklaruar se çifti shkonte mjaft mirë, një detaj që duket edhe në fotot dhe fjalët që kanë shprehur për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Prindërit e djalit kanë deklaruar se ata janë gjetur të dy në dhomë, djali me shkumë nga goja dhe nusja pothuajse e pajetë.

Por Policia dhe Prokuroria nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të llojit të helmit të përdorur.

Megjithatë burime spitalore bënë me dije se helmi i përdorur dyshohet të jetë fostoksinë, nisur edhe nga aroma që lëshon ky helm pas përdorimit.

Gjithsesi do të duhet të dalin përgjigjet e ekspertimit shkencor për të përcaktuar llojin e helmit.

Ndërkohë bëhet e ditur se në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja të dhunës.

Hetuesit shpresojnë që të zbardhin ngjarjen vetëm pas deklarimeve të Olsi Hajdarit, por ai ndodhet ende në reanimacion./abcnews.al

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj