Në Zvicër, Loredana është më e klikuar se Roger Federer në ‘Google’

Loredana Zefi është ndër emrat më të përfolur në audiencën kosovare dhe jo vetëm kohët e fundit. Skandali i saj me shantazh dhe kërkim ryshfeti vetëm sa ka ndikuar në zgjerimin e famës së saj, derisa ajo ka korrur suksese edhe me produktet e saj muzikore, të cilat asnjëherë nuk i ka në gjuhën shqipe, […]
Loredana Zefi është ndër emrat më të përfolur në audiencën kosovare dhe jo vetëm kohët e fundit.
Skandali i saj me shantazh dhe kërkim ryshfeti vetëm sa ka ndikuar në zgjerimin e famës së saj, derisa ajo ka korrur suksese edhe me produktet e saj muzikore, të cilat asnjëherë nuk i ka në gjuhën shqipe, transmeton Periskopi.
Loredana bën pjesë në dy lista, atë të personaliteteve më të kërkuara, si dhe në atë që ka kryesuar titujt e gazetave të atjeshme më së shumti gjatë vitit. Madje, ajo renditet edhe para Roger Federerit.
Arritje impresive, marrë parasysh faktin se Federer është një prej personave më të popullarizuar në Zvicër. /Periskopi.com/














