Në Kosovë rritet numri i personave të prekur me kancer

Në Kosovë rritet numri i personave të prekur me kancer

Blerina K., 47-vjeçare, do të udhëtojë drejt Kroacisë, përkatësisht në Zagreb, për të marrë trajtimin mjekësor për sëmundjen e kancerit. Arsyeja pse ajo po udhëton atje, është se në Kosovë nuk mund të marrë brahiterapinë (aparatura e brahiterapisë shërben për kryerjen e rrezatimeve të tumoreve gjinekologjike). Përkundër asaj se brahiterapia nuk aplikohet në Institutin Onkologjik, […]

Blerina K., 47-vjeçare, do të udhëtojë drejt Kroacisë, përkatësisht në Zagreb, për të marrë trajtimin mjekësor për sëmundjen e kancerit. Arsyeja pse ajo po udhëton atje, është se në Kosovë nuk mund të marrë brahiterapinë (aparatura e brahiterapisë shërben për kryerjen e rrezatimeve të tumoreve gjinekologjike).

Përkundër asaj se brahiterapia nuk aplikohet në Institutin Onkologjik, Blerina nuk ka pasur mundësi të marrë as konfirmim nga ana e mjekëve, në mënyrë që të përfitojë nga fondi për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, me arsyetimin se vitin e ardhshëm kjo lloj terapie do të nisë së zbatuari në Kosovë.

“Unë nuk kam kohë të pres deri vitin e ardhshëm, meqë e kam diagnozën e tillë. Brahiterapia nuk aplikohet në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja që kam vendosur të shkojë në klinikën e Zagrebit. Këtu kanë thënë që deri vitin e ardhshëm nuk aplikohet terapia që unë duhet ta marr. Njëkohësisht nuk e kanë lëshuar as dokumentin që unë kam nevojë të trajtohem jashtë”, thotë Blerina.

“Kjo besoj lidhet me mjetet që Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i lëshonte për shkak se trajtimi nuk bëhet këtu, por jashtë shtetit. Dhe si familje, kemi vendosur të shkojmë me mjete vetanake, e që ende nuk e di as sa kushton”, tha ajo, shkruan rel.

Shkencëtarët përgatisin mostra të proteinave për analiza në një laborator për kërkime për kancerin.

Numri i të prekurve me kancer këtë vit në Kosovë është rritur.

Ilir Kurtishi, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë se ky vit pritet të përmbyllet me 1600 raste të reja me kancer. Ai tutje shton se brahiterpia do të fillojë të aplikohet te pacientët gjatë vitit të ardhshëm.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve