Ndërron përgjithmonë futbolli evropian: Ekipet e vogla pushtojnë majat e ligave të forta

Ndërron përgjithmonë futbolli evropian: Ekipet e vogla pushtojnë majat e ligave të forta

Leicester City është rrugës për të marrë fitoren e radhës ndaj Aston Villës në Villa Park, e që do ta vendoste në vendin e dytë me gjashtë pikë më shumë se vendi i tretë, Manchester City. Po të pyetej në fillim të sezonit, trajneri i këtij ekipi Brendan Rodgers me shumë gjasë do të ishte […]

Po të pyetej në fillim të sezonit, trajneri i këtij ekipi Brendan Rodgers me shumë gjasë do të ishte i kënaqur edhe me vendin e shtatë, apo edhe të dhjetë në tabelë. Por, gjërat kanë shkuar aq mirë sa një vend në Champions League nuk duket aspak një ëndërr e largët.

Me Jamie Vardyn në formë, me James Maddisonin fantastik, Ben Chilwellin, Youri Tielemansin, Çaglar Soyuncun – ky ekip duket tepër i fortë për të gjitha ekipet e tjera të ligës më të fortë në botë, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, në po të njëjtën ligë, shumë ekipe të mëdha po shfaqin probleme të jashtëzakonshme. Tottenhami ka 15 pikë më pak, Manchester United 14, Arsenali 19.

Por, nuk është veç Premier Liga ajo që jua ka shtirë ‘ethet në bark’ ekipeve të mëdha.

Në Itali, janë tri ekipe që po luajnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe që kanë uzurpuar tri pozita në gjashtëshen që çon në Evropë.

Në vend të tretë është Lazio me gjasa reale për të luftuar për titullin e kampionit. Në vendin e pestë është Cagliari, që me lojëra të jashtëzakonshme ka arritur të zë vendin e pestë. Ndërsa Atalanta zor se është befasi më. Me ekipin që ka ndërtuar, ky ekip do të ishte zhgënjim nëse nuk arrin të kualifikohet sërish për në Ligën e Kampionëve.

Mbrëmë, Lazio madje ia doli që ta dërrmonte Juventusin duke e mposhtër 3-1 në shtëpi.

Në Spanjë befasitë janë më të vogla, por vlen të përmendim Real Sociedadin që ndodhet në vend të katërt dhe Getafen në vend të pestë. Ndërsa Atletico Madrid është shumë poshtë, në vendin e shtatë në tabelë.

Në Gjermani ndërkohë situata është edhe më kaotike. Bayern Munchen është fundosur në vendin e shtatë, pas humbjes që pësoi dje nga Monchengladbachu. Pikërisht ky ekip është në vend të parë, i përcjellur nga RasenBallsport Leipzig.

Freiburgu i Abrashit është po ashtu befasi që ndodhet në vend të pestë me 25 pikë. /Periskopi

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin