Nadal e Djokovic e dominuan botën e tenisit

Tenisti spanjoll dhe ai serb i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam” në vitin 2019. Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e kanë dominuar botën e tenisit në vitin 2019. Tenisti spanjoll dhe ai serb gjatë vitit që shkoi i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam”, shkruan Gazeta Express. Spanjolli […]
Tenisti spanjoll dhe ai serb i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam” në vitin 2019.
Rafael Nadal dhe Novak Djokovic e kanë dominuar botën e tenisit në vitin 2019.
Tenisti spanjoll dhe ai serb gjatë vitit që shkoi i kanë fituar nga dy turne të mëdhenj “Grand Slam”, shkruan Gazeta Express.
Spanjolli ka triumfuar në US Open dhe French Open, kurse serbi në Austalian Open dhe Wimbledon.
Në Australian Open, Djokovic ishte i pandalshëm dhe në finale e mundi pikërisht Nadalin me lehtësi, 3:0 në sete: 6-3, 6-2 e 6-3.
Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, japonezja Naomi Osaka e mundi çeken Petra Kvitova 2-1 në sete, 7-6, 5-7 e 6-4.












