Muriqi larg më i mirë se gjithë të tjerët në fushë: Merr notë fantastike pas paraqitjes eksplozive sonte

Vedat Muriqi thjesht asnjëherë nuk po dështon të na befasojë. Në fakt, jemi shkuar drejt asaj pike kur nuk mund të konsiderohen as të befasishme më shpërthimet e tij në Super Ligën Turke. Ai dhuroi një tjetër paraqitje brilante sonte, në fitoren 5-2 të Fenerbahces kundër Genclerbirligit, duke shënuar dy gola. Golat e tij erdhën […]
Në fakt, jemi shkuar drejt asaj pike kur nuk mund të konsiderohen as të befasishme më shpërthimet e tij në Super Ligën Turke.
Ai dhuroi një tjetër paraqitje brilante sonte, në fitoren 5-2 të Fenerbahces kundër Genclerbirligit, duke shënuar dy gola.
Golat e tij erdhën në minutat 23′ dhe 39′, para se të zëvendësohej në minutën e 77-të, pasi ishte i ndëshkuar me të verdhë.
E pas ndeshjes, Muriqi – natyrisht – është shpallur “Njeriu i Ndeshjes” duke marrë notën 9.1, larg më të lartë se gjithë të tjerët në fushë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













