Mourinho ua ka ndaluar rreptësisht futbollistëve të Tottenhamit ta shikojnë këtë ndeshje

Jose Mourinho ua ka ndaluar futbollistëve të Tottenhamit të shikojnë paraqitjen e tyre turpëruese, në disfatën 7-2 nga Bayern Munichu në Champions League, më herët këtë sezon. Spurs udhëton drejt Gjermanisë në përballjen e fundit për fazën e grupeve, të mërkurën mbrëma, duke shpresuar që të shmang gjithçka që ka të bëjë me ndonjë episod […]
Spurs udhëton drejt Gjermanisë në përballjen e fundit për fazën e grupeve, të mërkurën mbrëma, duke shpresuar që të shmang gjithçka që ka të bëjë me ndonjë episod të ngjashëm, raporton Periskopi.
Të dy skuadrat tashmë janë kualifikuar në fazën e eleminimit direkt dhe absolutisht nuk ka asgjë për t’u rrezikuar në Mynih – nikoqirët e kanë siguruar vendin e parë, derisa vizitorët e cementuar pozitën e dytë.
Para ndeshjes, Mourinho ia ka ndaluar skuadrës që të shikojë ose analizojë përballjen e parë, pasi mendon se mund të shkaktojë shqetësime.
“Ndaloj çdo pamje të humbjes 7-2,” tha trajneri në konferencë për shtyp para ndeshjes.
“E kam shikuar disa herë: unë, stafi im dhe analistët u munduam të shikojmë çdo aspekt të ndeshjes, por jo edhe për djelmoshat.
“Jo. Aspak. Ne do të fokusohemi më shumë në veten se te Bayerni.” /Periskopi.com/












