Mos i bëni këto 4 veprime gjatë shtatzënisë, mund t’i rrezikoni bebet

Mos i bëni këto 4 veprime gjatë shtatzënisë, mund t’i rrezikoni bebet

Një studim tregon se depresioni dhe ankthi tek gratë shtatzëna mund të rrisë shanset e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të bebes. Mirëpo, ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë tek fëmija juaj që do të vijë në jetë së shpejti. Në këtë artikull do të mësoni disa lloje sjelljesh […]

Një studim tregon se depresioni dhe ankthi tek gratë shtatzëna mund të rrisë shanset e lindjes së parakohshme dhe peshën e ulët të bebes.

Mirëpo, ka edhe disa gjëra të tjera që mund të ndikojnë tek fëmija juaj që do të vijë në jetë së shpejti. Në këtë artikull do të mësoni disa lloje sjelljesh dhe veprimesh që është më mirë t’i shmangni gjatë shtatzënisë.

Zënkat dhe ulërimat

Zënkat shkaktojnë ankth dhe depresion dhe kjo gjë mund ta dëmtojë foshnjen tuaj. Mund të ndikojë më shumë në shëndetin e foshnjes, veçanërisht në sistemin e tyre imunitar dhe trupin. Për më tepër, ulërimat mund ta bëjnë nënën me dhimbje koke dhe mund të kenë edhe probleme me gjumin.

Çfarë duhet të bëni:

-Pushoni më shumë

-Flini sa duhet

-Meditoni

-Konsultohuni me mjekun tuaj

-Shëtisni dhe thithni ajër të pastër

Shumë sheqer

Një studim ka treguar se nënat që konsumonin sasi të mëdha sheqeri gjatë shtatzënisë, fëmijët e tyre mund të kishin probleme me kujtesën. E njëjta gjë vlen edhe për zëvendësuesit e sheqerit.

Çfarë duhet të bëni:

-Hani më shumë fruta në vend të ëmbëlsirave

Luhatjet e humorit

Luhatjet e humorit gjatë shtatzënisë janë të zakonshme. Së pari, mund të ndiheni të emocionuara, më pas të stresuara dhe të ngarkuara. Mund edhe të filloni të pyesni veten nëse do të jeni prind i mirë, pra do të keni dilema. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga metabolizmi i gruas, ose nga hormonet e saj, dhe ato ndikojnë në tru dhe humor.

Çfarë duhet të bëni:

-Flini gjumë mjaftueshëm

-Shkoni për një shëtitje dhe merrni ajër të pastër

-Shkoni në kinema me miqtë

-Meditoni

E qara

E qara gjatë shtatëzanisë është normale, sepse mund të bëheni më sentimentale. Por mund të jetë e ndërlikuar dhe duhet t’i kushtoni vëmendje simptomave të ndryshme si humbja e oreksit, ndjenja e fajit, gjumi i tepërt dhe humbja e interesit për çdo aktivitet.

Çfarë duhet të bëni:

Nëse simptomat zgjasin më shumë se 2 javë, flisni me mjekun tuaj

Gjeni një mbështetje, bisedoni me nënat e tjera ose gratë shtatzëna

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve