Mirëmbrëma Europa League: Interi turpërohet nga një Barcelonë e pamotivuar e me rezerva

Barcelona nuk pati asnjë motiv të kërkonte rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të grupit kundër Interit, pasi tashmë veç e ka siguruar vendin e parë në Grupin F. Në anën tjetër, ishte një ndeshje “jetë a vdekje” për italianët, të cilëve iu desh fitorja me doemos, shkruan Periskopi. Mirëpo, pavarësisht se takimi u zhvillua […]
Barcelona nuk pati asnjë motiv të kërkonte rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit të grupit kundër Interit, pasi tashmë veç e ka siguruar vendin e parë në Grupin F.
Në anën tjetër, ishte një ndeshje “jetë a vdekje” për italianët, të cilëve iu desh fitorja me doemos, shkruan Periskopi.
Mirëpo, pavarësisht se takimi u zhvillua në “San Sirro”, djelmoshat e Antonio Contes lëre që dështuan të fitojnë, por nuk arritën as barazim derisa u mposht nga Barça.
Golat nga Perez 23′ dhe Fati 87′ ia siguruan fitoren katalunasve, ndërsa golin e vetëm për italianët e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 44-t.
Kështu, Barcelona dhe Dortmundi kalojnë tutje në fazën e eleminimit direkt, ndërsa “Nerazzurrët” i thonë mirëmbrëma Europa Leagues. /Periskopi.com/












