Milani me avazin e vjetër, Juventusi bindshëm ndaj Udineses

Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme, duke e mposhtur bindshëm Udinesen (3-1), shkruan Periskopi. Pese here fituesi i ‘Topit te Arte’, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar dy gola (9’ 37’). Ndërkohë Leonardo Bonucci (45’) shënoi për 3:0, duke e kthyer ekipin e tij në vendin e parë me 39 pikë, një më […]
Pese here fituesi i ‘Topit te Arte’, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar dy gola (9’ 37’).
Ndërkohë Leonardo Bonucci (45’) shënoi për 3:0, duke e kthyer ekipin e tij në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pussetto (90+5′) vulosi rezultatin përfundimtar 3:1.
Ndërkaq, Milan vazhdon të vuajë, pasi ka barazuar pa gola ndaj Sassuolos në San Siro.
Rossonerët nuk arritën përgjatë 90 minutave të shënonin gol, dhe kësisoj mbeten në pozitën e 10 me 21 pikë, kurse mysafirët me 16 pikë renditen në vendin e 13.












