Milani i Premier Leagues shpëton disi pa humbje në Belgjikë, çuditërisht mbyll grupin në vendin e parë

Arsenali ka arriti që disi me një rikthim inspirues në fund ta nxjerr një barazim kundër Standard Lieges në Belgjikë të enjten mbrëma. Përballja u mbyll me rezultat 2-2, me Liegen që e çoi posht një avantazh 2-0 pas golave nga Bastien 47′ dhe Amallah 69′, raporton Periskopi, Sidoqoftë, për fatin e Freddie Ljungbergut, “Topçinjtë” […]
Përballja u mbyll me rezultat 2-2, me Liegen që e çoi posht një avantazh 2-0 pas golave nga Bastien 47′ dhe Amallah 69′, raporton Periskopi,
Sidoqoftë, për fatin e Freddie Ljungbergut, “Topçinjtë” u rikthyen në fund, duke shënuar dy gola brenda tre minutave.
Fillimisht, Alexandre Lacazette ngushtoi shifrat në minutën e 78-të, para se Saka të barazonte tre minuta më vonë.
Sidoqoftë, pavarësisht barazimit, Arsenali vazhdon tutje nga vendi i parë, pas humbjes befasuese të Eintracht Frankfurti me rezultat 3-2 nga skuadra portugeze Guimaraes. /Periskopi.com/












