Mëkat që u anulua: VAR i mohoi një asistim milimetrik Xherdan Shaqirit për Sadio Manen sot

Nëse do të pyeteshin fansat e futbollit, VAR do të largohej nga përdorimi qysh tani. Shumica e tifozëve janë të lodhur nga mënyra se si po i drejton gjërat teknologjia kompjuterike, pas shumë vendimeve kontraverse këtë edicion, transmeton Periskopi. Derisa ka filluar përdorimi i tij në Premier League këtë sezon, nuk ka kaluar as edhe […]
Shumica e tifozëve janë të lodhur nga mënyra se si po i drejton gjërat teknologjia kompjuterike, pas shumë vendimeve kontraverse këtë edicion, transmeton Periskopi.
Derisa ka filluar përdorimi i tij në Premier League këtë sezon, nuk ka kaluar as edhe një javë pa parë disa vendime kontraverse nga VAR.
Kemi parë vetëm një ndeshje këtë fundjavë në Premier League dhe, përsëri, VAR ka qenë protagonist.

Sadio Mane mendoi se kishte dyfishuar epërsinë e “Të Kuqve” me një gol të bukur me kokë pas krosimit të Xherdan Shaqirit kundër Watfordit, por gjyqtari Andre Marriner mohoi golin për shkak të pozitës jashtë loje.
Sadio Mane off-site goal Liverpool vs Watford 2-0(1-0) HD
.#sadiomane pic.twitter.com/VwK99vrZKm— MSG Comps (@CompsMsg) December 14, 2019
Pastaj në ekran u paraqitën vijat, me senegalezin që u duk se është brenda.
Por goli u anulua për shkak të kofshës së Manes – po, kofsha e tij – u duk se ishte një milimetër jashtë.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/













