Meçi i Joshuas kundër ukrainasit të frikshëm përfundon me nokaut në rundin e gjashtë në simulim

Pasi Anthony Joshua riktheu titujt kundër Andy Ruiz Jr të shtunën, me shumë gjasë ai do të ndeshet me boksierin nga Ukraina, Oleksandr Usyk. Dhe tashmë është bërë simulimi i meçit në YouTube, falë kanalit të famshëm me emrin “Boxing Fight Simulations”, shkruan Periskopi. Videoja e publikuar në YouTube është simulimi i asaj se si […]
Dhe tashmë është bërë simulimi i meçit në YouTube, falë kanalit të famshëm me emrin “Boxing Fight Simulations”, shkruan Periskopi.
Videoja e publikuar në YouTube është simulimi i asaj se si mund të shkojnë gjërat në meçin e vërtetë, dhe bëhet me anë të video-lojës “Fight Night Champion”.
Dhe nëse ky simulim është për t’u besuar, na pret një meç fantastik.
Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, të dy boksierët dhurojnë spektakël, por është Joshua ai që triumfon me një nokaut në rundin e gjashtë. /Periskopi.com/












