Lukaku: Ronaldo më tha se Serie A është kampionati më i vështirë

Ylli i Inter, Romelu Lukaku, ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me atë se çfarë Cristiano Ronaldo i kishte thënë, para kalimit në Serie A. Belgu ka dhënë një intervistë për ‘New York Times’, ku ka dhënë opinionin e tij mbi lojën në Serie A, duke e krahasuar me Premierligën. Lukaku ka zbuluar se Ronaldo […]
Ylli i Inter, Romelu Lukaku, ka zbuluar disa detaje interesante lidhur me atë se çfarë Cristiano Ronaldo i kishte thënë, para kalimit në Serie A.
Belgu ka dhënë një intervistë për ‘New York Times’, ku ka dhënë opinionin e tij mbi lojën në Serie A, duke e krahasuar me Premierligën.
Lukaku ka zbuluar se Ronaldo e kishte njoftuar atë për nivelin e lartë në Serie A, duke i thënë se është kampionati mëi vështirë, me mbrojtjen më të fortë.
“Ai (Ronaldo) më tregoi se kjo është liga më e vështirë në botë, me mbrojtjen më të vështirë” ka thënë Lukaku, transmeton lajmi.net.
“Ai ka thënë se ka shënuar gola në secilin vend, por ky ishte vendi më i vështirë për të bërë një gjë të tillë, dhe nëse Cristiano Ronaldo mendon se është e vështirë, atëherë vërtetë duhet të jetë e vështirë” ka shtuar belgu.
Lukaku ka shënuar 14 gola në 22 ndeshje për Inter në pjesën e parë të sezonit, 12 prej të cilave erdhën në Serie A.












