Luftë e madhe në Itali për Rashicën, Napoli kokë më kokë me Milanin për ‘raketën’ e Werderit

Luftë e madhe në Itali për Rashicën, Napoli kokë më kokë me Milanin për ‘raketën’ e Werderit

Jo vetëm Milani është në gjurmët e Milot Rashicës. Sipas medieve nga përtej Adriatikut, për sulmuesin e Werder Bremenit interesohet seriozisht edhe Napoli. Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes në Championsit, klubi napolitan duhet të zgjidhë edhe problemet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me futbollin, çka ka ndikuar në uljen e rendimentit. […]

Jo vetëm Milani është në gjurmët e Milot Rashicës. Sipas medieve nga përtej Adriatikut, për sulmuesin e Werder Bremenit interesohet seriozisht edhe Napoli.

Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes në Championsit, klubi napolitan duhet të zgjidhë edhe problemet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me futbollin, çka ka ndikuar në uljen e rendimentit. Drejtuesit e skuadrës nga Jugu i Italisë kanë nisur të studiojnë alternativat që u ofron afati kalimtar i janarit.

“Corriere dello Sport” shkruan se Milot Rashica, autor i 8 golave në këtë sezon me Werderin në Bundesligë është objektiv i presidentit De Laurentiis.

Në fakt, drejtori sportiv, Giuntoli, e ndjek lojtarin e datëlindjes 1996 që kur luante me Vitessen në Holandë. Klubi gjerman, në të e vërtetë, nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e shqiptarit në gjysmën e sezonit dhe vetë lojtari është shprehur se nuk po mendon për afatin kalimtar:

Jam shumë i qetë, jam i lidhur me kontratë deri në vitin 2022 dhe kemi një skuadër fantastike”, ka thënë Rashica.

Por Napoli nuk “gënjehet” nga deklaratat publike, ndaj ka në plan të ofrojë Amin Younes për të bindur drejtuesit e klubit gjerman për Rashicën. Sigurisht që Napoli duhet të shtojë edhe një shumë parash për yllin e Kosovës, kartoni i të cilit vlerësohet jo më pak se 20 milionë euro. Talenti shqiptar u pëlqen edhe disa skuadrave angleze, ndaj çmimi i tij më të rritet edhe më shumë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova