Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020

Loriana Kuka nënshkruan kontratën e re për ngritjen e Bursës Olimpike Tokio 2020

Loriana Kuka ka nënshkruar kontratën e re me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Solidaritetin Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për Bursën Olimpike Tokio 2020. Me propozimin e KOK-ut, xhudistes tonë i janë ngritur të ardhurat nga Bursa Olimpike Tokio 2020, prej 150 dollarë në 500 dollarë në muaj. Ngritja e bursës vjen falë paraqitjeve të […]

Me propozimin e KOK-ut, xhudistes tonë i janë ngritur të ardhurat nga Bursa Olimpike Tokio 2020, prej 150 dollarë në 500 dollarë në muaj.

Ngritja e bursës vjen falë paraqitjeve të mira në vitin 2019. Loriana (-78 kg) ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019. Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.

Kontrata u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, xhudistja Loriana Kuka dhe kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

“Në emër të KOK-ut shprehu kënaqësinë që kemi mundësinë për ta ndërruar kontratën me Loriana Kukën, e cila vjen si rezultat i arritjeve të saj të jashtëzakonshme, prandaj sot në mënyrë solemne po e bëjmë nënshkrimin e kontratës”, deklaroi presidenti Hasani.

Loriana falënderoi KOK-un për mbështetjen e vazhdueshme. “Është kënaqësi e madhe që kemi përkrahje të tillë”, tha ajo.

I pari i FXHK-së, Agron Kuka, theksoi falënderoi presidentin Hasani, KOK-un dhe SO të KON-in që i kanë vlerësuar rezultatet e Lorianës. “Loriana e ka pasur një bursë, por me arritjen e rezultateve kulminante, KOK ka marrë vendim për rritjen e mbështetjes, andaj uroj që Loriana të na gëzojë me rezultate edhe në vitin 2020”, u shpreh Kuka.

Krahas medalistes së bronztë botërore, KOK falë mbështetjes së SO të KON-it ndanë edhe 17 bursa tjera Olimpike Tokio 2020, tri bursa Olimpike Pekin 2022, ndërsa nga fondi i vet u ndaj nga 100 euro në muaj gjashtë Shpresave Olimpike 2019.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin