Liria – Ferizaj përfundoi me tensione, gjyqtarët u shoqëruan nga Policia e Kosovës drejt dhomave të zhveshjes

Dueli ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt i vlefshëm për 1/8 e finales së DigitAlb Kupës së Kosovës nuk ka kaluar edhe pa telashe. Fundi i ndeshjes ishte tejet i tensionuar, me ç’rast gjyqtari kryesor i ndeshjes Erdall Zasella shpërndau tre kartonë të kuq për lojtarët e skuadrës së Ferizajt. Viktor Kuka, Dardan Jashari dhe Dardan Çerkini […]
Fundi i ndeshjes ishte tejet i tensionuar, me ç’rast gjyqtari kryesor i ndeshjes Erdall Zasella shpërndau tre kartonë të kuq për lojtarët e skuadrës së Ferizajt.
Viktor Kuka, Dardan Jashari dhe Dardan Çerkini u ndëshkuan direkt me karton të kuq nga gjyqtari Zasella në minutat e lojës shtesë.
Zasella u tregua ‘dorë lirë’ në dhënien e kartonëve, pasi që Kukën dhe Jasharin e ndëshkoi për shkak të protestave, ndërkohë Çerkinin për shkak të ndërhyrjes në Arbër Shalën.
Përfundimi i ndeshjes ishte tejet i tensionuar, ndaj ndërhyrja e forcave të rendit, Policisë së Kosovës ishte e nevojshme për ti shoqëruar gjyqtarët e ndeshjes drejt dhomave të zhveshjes.
Në fund ndeshjen e fitoi Liria me rezultat minimal 1-0, por pamjet pas përfundimit të ndeshjes lënë shumë për të dëshiruar:













