‘LDK-ja mund ta rrisë kërkesën e ministrive deri në tetë’

‘LDK-ja mund ta rrisë kërkesën e ministrive deri në tetë’

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka deklaruar për “Zërin” se zgjedhja e kryeparlamentarit nga Lëvizja Vetëvendosje e ka rritur pazarin mes LVV-së e LDK-së, por edhe e ka bërë të pashmangshme marrëveshjen bashkëqeverisëse. Sipas tij, tashmë LDK-ja përveçqë nuk do të lëshojë pe për pozitën e presidentit do të kërkojë t’i ketë edhe tri […]

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija ka deklaruar për “Zërin” se zgjedhja e kryeparlamentarit nga Lëvizja Vetëvendosje e ka rritur pazarin mes LVV-së e LDK-së, por edhe e ka bërë të pashmangshme marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Sipas tij, tashmë LDK-ja përveçqë nuk do të lëshojë pe për pozitën e presidentit do të kërkojë t’i ketë edhe tri të ministri tjera, duke e çuar kështu në tetë numrin e dikastereve qeveritare me të cilat ajo pretendon të udhëheqë.

“Janë dy skenarë ditëve në vijim. I pari është që të rifillojë prej pikës zero dhe në pozicione të tjera negocimi për bashkëqeverisje mes LVV-së e LDK-së. Në këto rrethana LDK-ja nuk do të pranonte më si opsion postin e kryeparlamentarit, por do të mundë t’i kërkonte 8 ministri dhe të mbetej në kërkesën e saj për pozitën e presidentit. Dhe skenari i dytë që LDK-ja të zgjedhë votimin e qeverisë, mirëpo pa qenë pjesë e saj, duke e vendosur Vetëvendosjen në pozicionin ku do të duhej ta bënte qeverinë e vetme”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai konsideron se as zgjedhjet e reja nuk janë krejtësisht të pamundshme.

“Kuvendi do të mundë ta votonte buxhetin për të mos e futur vendin në krizë, ta shpërndante veten dhe të caktohej data e zgjedhjeve të reja. E në rast të realizimit të një skenari të tillë, me gjasë zgjedhjet e reja do të mundë të mbaheshin në fillim të qershorit 2020”, ka nënvizuar ai.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja