Lakra e kuqe s’ka të krahasuar me të gjelbrën: Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Lakra e kuqe s’ka të krahasuar me të gjelbrën: Vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore

Ajo që e bën lakrën e kuqe, një nga perimet më të mira të familjes së lakrave, është pikërisht ngjyra, falë pigmentit bimor me veti fantastike antioksiduese Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese. Ajo përmban 10 herë më […]

Ndonëse në të vërtetë është një derivat i lakrës së gjelbër, ajo në ngjyrë të kuqe është më e pasur me lëndë ushqyese.

Ajo përmban 10 herë më shumë vitamina A, duke plotësuar 33% të nevojës ditore për këtë vitamina. Ka 14 miligramë më shumë vitaminë C, më shumë hekur etj.

Lakra e kuqe mund të hahet e ‘gjallë’ ose e gatuar dhe më poshtë do të rendisim të gjitha arsyet përse duhet ta përfshini më shpesh në regjimin tuaj.

 

Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e qelizave të këqija

Sa më e errët të jetë ngjyra e frutit apo e perimeve, aq më i lartë është numri i antioksidantëve. Kjo do të thotë se trupi furnizohet me molekula të fuqishme që luftojnë radikalet e lira.

Pikërisht këto të fundit janë përgjegjëse për mutacionin e qelizave, duke i shndërruar në kancerogjene. Sa më shumë të hani, ushqime që luftojnë radikalet e lira, aq më të shëndetshëm do të jeni.

Sytë e tu mund të përfitojnë nga lakra e kuqe

Ka kaq shumë lëndë ushqyese në lakrën e kuqe dhe një nga ato që vlen të përmendet është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore për sytë dhe vizionin e mprehtë.

Në të vërtetë, vitamina A është dhe një lloj antioksidanti që mbron kornean dhe gjithashtu shtresën e qelizave të ndjeshme ndaj dritës në pjesën e prapme të të syrit që quhen retina.

 

Forcon sistemin imunitar

Të kesh një sistem të fortë imunitar do të thotë më pak sëmundje dhe infeksione. Një nga mënyrat më të lehta për të forcuar imunitetin tuaj është të konsumoni më shumë lakra të kuqe.

Kjo perime është e pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese e njohur që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Lakra e kuqe ndihmon në parandalimin e osteoporozës , sepse përmban të gjitha llojet e mineraleve të nevojshme për kocka të forta. Ato janë kalcium, magnez dhe mangan.

Konsumimi i saj ndihmon në lehtësimin e ulcerës së stomakut

Kjo perime përmban glutamine, një aminoacid i njohur për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të mukozës së traktit tretës.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve