Lajme të këqija për Xherdan Shaqirin

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri do të mungojë afro 10 ditë për shkak të lëndimit. Me këtë rast, mesfushori kosovar nuk do të jetë në dispozicion të “Reds” për ndeshjet e ardhshme ndaj Sheffield Unitedit dhe Evertonit, në Premierligë respektivisht FA Cup. Përfaqësuesi zviceran ishte në plan për të startuar nga minuta […]
Me këtë rast, mesfushori kosovar nuk do të jetë në dispozicion të “Reds” për ndeshjet e ardhshme ndaj Sheffield Unitedit dhe Evertonit, në Premierligë respektivisht FA Cup.
Përfaqësuesi zviceran ishte në plan për të startuar nga minuta e parë në ndeshje me Wolverhamptonin.
Mirëpo, lëndimi i futbollistit nga Zhegra e Gjilanit ia prishi planet trajnerit gjerman.
Duke folur për “BBC Sport”, Klopp u shpreh se planifikonte ta përdorte Shaqirin fundjavën që shkoi, por nënvizoi se tash nuk do të mund të llogarisë në ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt.












