Kurti kërkon lirimin e Haxhi Hotit: Unë s’jam John Kennedy, ai s’është Lee Harvey Oswald

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka komentuar kërcënimin me jetë që e ka marrë publikisht përmes Facebook-ut nga kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti. Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë. “Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë […]
Kërcënimi i Hotit sipas Kurtit “nuk është ndonjë gjë e madhe”. Ai ka preferuar që vlerësimin e këtij kërcënimi t’ua lë organeve të drejtësisë.
“Janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto gjëra. Ashtu siç unë nuk jam John Kennedy, nuk është as ai Lee Harvey Oswald. Prandaj nuk mendoj që është një gjë e madhe”, ka thënë Kurti para mediave.
Tutje, Kurti ka shkruar edhe në Facebook.
”Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij.”
Mbrëmë, Haxhi Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkroi një status me përmbajtje kërcënuese ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke e paralajmëruar këtë të fundit se “mund të vritet”.
LVV ka dorëzuar kallëzim penal kundër Hotit në Polici, ndërkaq Polciaia e ka arrestuar atë dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.











