Kurti i jep një mesazh të tërthortë LDK-së duke cicëruar në Twitter

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti ka shkruar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dy muaj më parë. Përmes twitterit, Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar masovikisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personle. […]
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti ka shkruar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dy muaj më parë.
Përmes twitterit, Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar masovikisht për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personle.
“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në postimin në gjuhën angleze.
Kujtojmë që takimi i fundit VV – LDK ishte mbajtur të hënën. Ani pse dy partitë u zotuan se do të nënshkruanin marrëveshjen për më së largu 72 orë pas certifikimit të rezultateve, por rrjedha ndryshoi kur LDK-ja hodhi shtroi kërkesën për të marrë postin e Presidentit në vitin 2021./Periskopi/












