Kur gratë ‘i lodhnin’ burrat në futboll dhe mbushnin stadiumin me tifozë

Kur gratë ‘i lodhnin’ burrat në futboll dhe mbushnin stadiumin me tifozë

Artikulli është përkthyer e përshtatur nga Periskopi prej faqes Przekroj Brezat e ardhshëm do ta quanin këtë tragjedi si Lufta e I Botërore, por në atë vakt nuk ishte veç se një luftë. Një konflikt shkatërrimtar e gërditshëm që kërkonte burra dhe djem të vishnin uniforma e çizme të rënda, të merrnin nga një armë […]

Brezat e ardhshëm do ta quanin këtë tragjedi si Lufta e I Botërore, por në atë vakt nuk ishte veç se një luftë. Një konflikt shkatërrimtar e gërditshëm që kërkonte burra dhe djem të vishnin uniforma e çizme të rënda, të merrnin nga një armë dhe të marshonin tutje. “Lufta që do t’i japë fund të gjitha luftërave” ishte thirrja që iu bë 70 milionë njerëzve; pesë milionë do të ishin veç nga Mbretëria e Bashkuar, 700 mijë prej të cilëve nuk do të ktheheshin kurrë në Yorkshire, Kent, Oxford, Manchester, Londër dhe qytete, e fshatra të panumërta. Mbi 1,5 milionë u kthyen, por ishin të plagosur e të traumatizuar.

Në këpucë të meshkujve

Në fill të shekullit 20, shumica e grave ishin amvise. E vërtetë, lëvizja e Suffragette ishte e fuqishme dhe e përkushtuar, por ajo u zatet me një rezistencë të madhe dhe mbeti thjesht një iniciativë e mirë. Krahu i saj më radikal ishte gati të luftonte me çdo kusht – dhe disa anëtare bile do të shoknin aq larg sa të vinin edhe bomba, shkruan Periskopi. Qeveria i kishte goditur shumë keq dhe i kishte burgosur.

Sidoqoftë, sapo burrat kishin shkuar drejt llogoreve të luftës, sufragjistet e kishin ndryshuar taktikën e tyre. Në mënyrë që të luftonin për të drejtat e tyre, grave iu duhej që ta kishin një vend. Kështu që vendosën të kontribuonin për luftën duke i marrë rolet e burrave, të braktisura nga vëllezërit e burrat e tyre që po marshonin nëpër Evropë. Emmeline Pankhurst – liderja e lëvizjes sufragjiste – ngulmonte që sapo gratë t’i merrnin detyrat e burrave, politikanët nuk do të kishin asnjë argument tjetër që t’iu ndalonin të drejtën për të votuar.

 

Stadiumi i Deeldale

Mijëra gra nisën të aplikonin për punë si ngasëse tramvaji apo si saldatore; të tjerat donin të punonin në miniera dhe në shpërndarjen e qumështit e të postës. E vetmja punë që nuk iu lejohej ta bënin ishte që t’i grahnin trenave. 1,5 milionë gra për herë të parë në jetën e tyre po bënin punë me rrogë. Miliona të tjera vendosën të ishin vullnetare – mirëpritën refugjatë, drejtonin bare dhe kantina.

Qeveria inkurajoi këto përpjekje dhe urdhëroi punëmarrësit që t’i merrnin në punë gratë [jo vetëm sufragjistet, natyrisht] si zëvendësim për burrat e rekrutuar. Kjo nismë ndihmëoi në shpejtimin e jashtëzakonshëm të procesit emancipues.

Puna më e zorshme që e priste forcën e re punëtore të grave ishte mbushja e fabrikave. Çdo ditë, gratë duhej të punonin mes eksploziveve të rrezikshme që të prodhonin predha armë për ushtrinë. Në këto fabrika, veçanërisht në fillim të luftës, produktiviteti dhe efiçienca ishin tepër vitale. Të punoje 12 orë në ditë ishte punë e zakonshme.

Dhe prej që gratë po bënin gjithçka që burrat e kishin bërë para rekrutimit, gratë e fabrikave vendosën që ato mund të luanin edhe futboll, po ashtu. Klubi më i vlerësuar e i famshëm i futbollit në histori të futbollit të grave – që duhet të konsiderohet si pikë reference ende për të gjithë të tjerët – u formua në fabrikën e municionit Dick, Kerr & Co. në qytetin e Prestonit.

Legjenda thotë se në tetor të vitit 1917, gjatë periudhës së prodhimit të ulët në fabrikë, gratë në mënyrë spontane do t’i bashkoheshin djemve tinejxherë për të luajtur futboll gjatë pauzave të drekës apo pauzave të çajit. Raftet e zhveshtoreve të fabrikës ishin përdorur si gola të improvizuar. Zakonisht luanin gratë kundër burrave [apo më mirë thënë vajzat kundër djemve]. Kur gratë fitonin merrnin çokolatë ndërsa kur djemtë fitonin shpërbleheshin me një pako cigaresh Woodbine. Ky është miti i themelimit të klubit. Futbolli promovohej gjerësisht si një aktivitet i shëndetshëm jo vetëm në fabrikën që e përmendëm por edhe në të tjera.

Kur fusha iu takonte grave

Para se serbi Gavrilo Princip të qëllonte me armën e tij Browning në Arkidukën Franz Ferdinand në Sarajevë, grave iu thuhej se futbolli nuk është për ju. Disa njerëz fyheshin nga ideja se gratë ashtu si burrat do t’i zbulonin këmbët e tyre në publik, pa përmendur këtu vrapimet që duhej t’i bënin në lloç me rroba meshkujsh. Klubi i parë futbollistik në Angli u themelua nga Nettie Honeyball, ose të paktën kështu ajo u bë e njohur. Nettie nuk e kishte zbuluar asnjëherë emrin e saj të vërtetë – më e mundshmja sepse nuk donte t’i hapte telashe familjes së saj – siç kishte bërë Lady Florence Dixie, presidentja e klubit të parë të grave në Britani. Lady Dixie ishte avokuese e fortë e barazisë gjinore, ishte entuziaste e sporteve të grave dhe e arteve marciale.

Pikët e çokolatës

Oborri i fabrikës Dick, Kerr & Co. pa shumë fitore të grave. Në fakt, ato kishin fituar më shumë se që kishin fituar djemtë. Alfred Frankland, një prej stafit administrativ të fabrikës, i pa këto ndeshje nga dritaret e zyres së tij. Ishte Franklandi që i inkurajoi ato gra që të themelonin një klub futbolli tamam. Në vend se ta gjuanin topin në raftat e zhveshtoreve për të shënuar gol, tash ato mund të luanin në një fushë të vërtetë futbolli.

Franklandi iu tha se do të bëhej menaxheri dhe trajneri i tyre. Në fabrika të tjera, gratë po themelonin ekipet e tyre po ashtu, kështu që Franklandi e aranzhoi një ndeshje me punëtoret nga fabrika Arundel, Coulthard & Co. Të ardhurat nga kjo ndeshje kishin shkuar për bamirësi dhe i kishin ndihmuar ushtarët e plagosur në spital.

Edhe fabrika tjetër ishte nga Prestoni. Ndeshja mes ekipit të Franklandit dhe kësaj fabrike ishte zhvilluar në stadiumin e Deepdale që zotërohej nga ekipi i famshëm anglez Preston North End [që bën pjesë në Championshipin anglez aktualisht] – i pari ekip që e kishte fituar Kupën FA.

Ekipi i Franklandit kishte fituar 4-0 në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1917. Kishte qenë ndeshja e parë e mbajtur në Deepdale që prej para luftës, dhe e kishte tërhequr një turmë prej mbi 10 mijë njerëzish.

Yjet e para të futbollit të grave ishin punëtore të fabrikës. Florrie Redford, një grua me surrat të ndrysur dhe bjonde, kishte shënuar pafundësisht gola. Ajo kishte nisur të luante futboll me vëllezërit e saj, ashtu si shoqja e shkollës dhe e punës, Alice Kell.

Florrie Redford

 

Më pas kishin ardhur edhe paratë shtesë për këto gra.

Gratë të cilat punonin në fabrikat e municionit në Britani njiheshin si Municionetat. Mes 1917-s dhe 1918-s, ekipet e grave që mbushnin fabrikat në rajonin e Newcastle garuan për medalje të argjendtë në kupën që thirrej Kupa e Municionetave. Futbolli ishte bërë mjaft popullor te gratë në shumë pjesë të Anglisë e të Skocisë.

Gratë dëbohen në shtëpi

Kur luftës i erdhi fundi, burrat marshuan në atdheun e në shtëpitë e tyre, dhe më në fund u desh t’i hiqnin armët nga krahët e t’i hiqnin çizmet e rënda të luftës. Lëvizja e grave në Britani doli të kishte më pak e suksesshme se që kishte shpresuar Emmeline Pankhurst dhe aktiviste të tjera sufragjete. Shumica e grave që gjetën punë gjatë luftës – dhe që thirreshin ndryshe si ‘ushtria e padukshme” nga shtypi i asaj kohe – u larguan. Ato duhej të ktheheshin në shtëpitë e tyre, te burrat e tyre. Dhe askujt s’i hëngër palla që shumë prej tyre nuk kishin burrë fare te i cili të ktheheshin.

Më 6 shkurt 1918, parlamenti Britanik e kaloi një akt popullor që iu jepte të drejtën e votës të gjithë burrave mbi moshën 21 vjeçare, pavarësisht nivelit të të ardhurave. Më parë, vetëm ata që ishin mbi 30 vjeçar dhe që plotësonin disa kërkesa financiare e kishin atë të drejtë. E drejta e votës iu dha edhe grave, megjithëse nën disa kushte të caktuara: ato duhej të ishin mbi 30 vjeçare dhe të zotëronin një shtëpi apo banesë që vlente të paktën 5 Pound [Ekuivalenti i 300 eurove sot], ose ta kishin një burrë. Gratë duhej të prisnin 10 vjet të tjera para se t’iu ipej e drejta e plotë për të votuar. Megjithatë, Akti Parlamentar i vitit 1918 ishte çast vendimtar, dhe vajzat nga Dick, Kerr dhe të tjera fabrika/klube futbolli pa fijen e dyshimit që luajtën pjesën e tyre në të.

Kjo është statuja e futbollistes shqiptare, Kosovare Asllani

Pas luftës që dështoi në mënyrë spektakulare t’iu jepte fund të gjitha luftërave, popullariteti i grave në futboll megjithatë nuk u zbeh; e kundërta. Turmat po fluturonin në tribuna që t’i shihnin gratë e Dick, Kerr’s duke luajtur futboll [duhet përmendur që fabrika në fjalë, për dallim nga fabrikat e tjera, nuk i kishte larguar nga puna punëtoret gra pas përfundimit të luftës]. Emancipimi po rritej dhe është e pamundur të mendohet se turma e spektatorëve vinte vetëm që t’i shihte kofshët e zbuluara të grave. Megjithatë duhet vërejtur se gazetarët sportivë shpesh komentonin mbi aftësitë dhe talentin e lojtareve.

Ndeshjet e grave mbetën evente bamirësie. Të ardhurat iu dhuroheshin veteranëve të luftës që kishin marrë plagë apo që kishin marrë trauma psikologjike. Në shtator të vitit 1919, ndeshja mes fabrikës Dick, Kerr’s dhe ekipit të grave të Newcastle United në St.James Park’ tërhoqi një turmë prej 35 mijë vetëve. Shuma prej 70 mijë eurosh të mbledhura ishte dhënë menjëherë për bamirësi.

Kur eleganca takon forcën

Më 1920, Franklandi ftoi për një seri ndeshjesh ekipin kombëtar të grave të Francës që të luante kundër ekipit të tij të Dick, Kerr’s.

Para se t’i kalonte futbollistet përgjatë La Manche-it, liderja e përkushtuar e tyre Alice Milliat i dha disa intervista për korrespondentët francezë të Daily Mail, duke shpresuar që iniciativa të fitonte interes dhe të intrigonte fansat. Kur ekipi francez kishte mbërritur në Dover, zonja Milliat kishte mbetur e shokuar nga gjithë ajo turmë gazetarësh që i priste. Për befasinë e saj të mëtejme, vizita ishte bërë lajm qëndror në shumicën e gazetave të mëdha. Ekipi francez më pas kishte marrë trenin për në Preston ku ishin mirëpritur nga menaxhmenti i frabrikës përmes një bendi muzikor.

Gratë e Dick, Kerr’s

Ndeshja e parë ishte luajtur në stadiumin e Deepdale në Preston. Gratë angleze të fabrikës kishin fituar ndaj grave franceze me rezultat 2-0. Ndeshja ishte shikuar nga 25 mijë vetë. Në ditën tjetër ata kishin luajtur në Stockport. Edhe kësaj here fituan gratë e fabrikës angleze me rezultat 5-2. Më pas kishin shkuar që të luanin në Blackpool ku ekipi francez ia doli të merrte rezultat të barabartë 1-1.

Të gjithë këto ndeshje ishin si një ngrohje para eventit më madhor: një ndeshje në stadiumin Stamford Bridge të Londrës [stadium i ekipit të njohur Chelsea]. Ndeshja ishte reklamuar si një përballje mes dy ekipeve kombëtare të grave me dy stile drastikisht të ndryshme: gratë e imëta e elegante dhe teknike franceze kundër grave të forta e të gjata të Lancashire-it. Sipas shtypit, ekipi i Milliatit kishte hyrë në fushë në një rresht të rregullt, duke i mbajtur supet e njëra-tjetrës, nën himnin kombëtar Marsejezën. Vajzat nga fabrika e Prestonit në anën tjetër, ishin futur në fushë si një turmë e tërbuar.

Ekipi francez kishte fituar 2-1 duke i shkaktuar Dick, Kerr’s-it humbjen e parë në dy vite.

Kjo humbje nuk i kishte dekurajuar gratë nga fabrika Dick, Kerr’s. Menjëherë më pas ata kishin luajtur për herë të parë në histori të futbollit nën dritën e prozhektorëve. Trajneri i tyre Frankland i kishte kërkuar Winston Churchillit, asokohe ministër i Luftës, që t’iu huazonte dy prozhektorë ushtarakë në stadium.

Në atë ndeshje kishin marrë pjesë 53 mijë spektatorë. Mediat kishin raportuar se 14 mijë shikues të tjerë kishin provuar të blinin bileta por s’ia kishin dalë. Ky është rekordi për një ndeshje në futbollin e grave që nuk është thyer as sot.

Ekipi nga fabrika në fjalë më pas ishte ftuar për një rimeç në Paris. Kësaj here, ato i kishin veshur ndërresat e ekipit kombëtar të Anglisë. Ndeshja ishte përcjellur nga 22 mijë njerëz. Referi e kishte ndërprerë ndeshjen pesë minuta para kohe kur rezultati ishte 1-1 pasi tifozët e zemëruar ishin futur në fushë. Gjatë kësaj ndeshjeje një fotografi skandaloze ishte shkrepur, që shfaqte kapitenet e ekipeve kombëtare duke e përshëndetur njëra tjetrën me një pudhje pasionante në buzë.

Ylli më i madh i Dick, Kerr’s ishte Lily Parr e cila, sipas shoqeve të ekipit të saj, “pinte alkol, pinte cigare dhe mallkonte gjithkënd si të ishte burrë”. Parr-i ishte në lidhje dashurie me një grua tjetër me emrin Mary dhe as që përpiqej ta fshihte këtë gjë. Dhe përveç kësaj, ajo e kishte një shut tepër të fortë. Një herë, një portier nga ekipi i meshkujve kishte thënë se ajo nuk do t’ia dilte ta mposhte nga penalltia. Shuti i Parrit ia kishte thyer dorën.

Ajo i kishte shënuar më shumë se 1 mijë gola deri në vitin 1951, në mbarim të karrierës.

Ndalimi

Në vitin 1921, federata angleze e futbollit i kishte ndaluar gratë që të luanin futboll në të gjitha stadiumet që i takonin asaj. Ka shumë shpjegime zyrtare por po ashtu edhe teori spekulative mbi arsyet e fshehta të një vendimi kaq të tmerrshëm. Ideja që gratë po vraponin pas topit vetëm me shorce ishte tërbuese për shumë njerëz. Por, Federata angleze e futbollit ishte po ashtu tepër e shqetësuar që futbolli i grave po iu vjedhte popullaritetin futbollit të burrave.

Konservatorët e kësaj federate kishin ardhur në këtë vendim edhe me ndihmën e autoriteteve mjekësore që kishin konstatuar se “futbolli ishte lojë e papërshtatshme për gratë” dhe që mund t’i dëmtonte fizikisht.

Kishte po ashtu ide se elitat e pas-luftës në Britani po frikësoheshin nga ndihma financiare që gratë futbolliste  po iu jepnin minatorëve protestues dhe nga rritja e idesë bolsheviste përgjatë vendit. “Futbolli i grave ishte perceptuar si revolucionar dhe tepër i rrezikshëm. Kishte arsye politike prapa mbylljes së tij. Futbolli i grave u rrit tepër shumë e u bë tepër popullor, tepër shpejt, dhe tepër i orientuar kah klasa e varfër. Dhe ishte tepër i rrezishëm. I trembte njerëzit,” shpjegon autorja e një dokumentari për këtë çështje.

Kështu futbolli i grave praktikisht u shua. Dick, Kerr’s duhej të luanin në stadiume të ragbit. Për një farë kohe, ato ia dolën të mblidhnin turma të mëdha prapë se prapë por margjinalizimi dhe heqja e gjithë mbështetjes, bëri që ekipi të ligështohej. Ato megjithatë ia dolën që të bëheshin kampione jozyrtare të botës duke e përfaqësuar anglinë, por më pas ndërroi edhe pronësia e fabrikës dhe gjithçka shkoi në lesh.

Klubi zyrtarisht ishte mbyllur vetëm në vitin 1965.

Sot, futbolli i grave po bëhet gjithnjë e më popullor sërish, por zbraztia e madhe që e ndan nga sporti i burrave duket tepër e thellë për t’u zhdukur së shpejti.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova