Kulusevski shuan shpresat e skuadrave të mëdha: Nuk lëvizi në janar

Dejan Kulusevski është deklaruar për herë të parë lidhur me të ardhmen e tij. Anëtari i Atalanta, që aktualisht luan si i huazuar tek skuadra e Parma, Dejan Kulusevski, është lojtari që ka përfunduar në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane. Inter e Manchester United janë dy skuadrat kryesore që kanë treguar interesim për […]
Dejan Kulusevski është deklaruar për herë të parë lidhur me të ardhmen e tij.
Anëtari i Atalanta, që aktualisht luan si i huazuar tek skuadra e Parma, Dejan Kulusevski, është lojtari që ka përfunduar në radarin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Inter e Manchester United janë dy skuadrat kryesore që kanë treguar interesim për lojtarin, por duket se lojtari nuk ka interesim për to, të paktën deri në verë.
“Kur mendon të ardhmen, ti harron të tashmën. Kjo është arsyeja pse tani mendoj vetëm për t’u përmirësuar secilën ditë. Nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen” ka thënë Kulusevski, transmeton lajmi.net.
“Jam i fokusuar të përmirësohem dhe do të marrë një vendim në fund të sezonit” ka thënë tutje mesfushori.
19 vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka shtuar shtatë asistime në 17 ndeshje të luajtura në Serie A.












