Krimet e luftës, Pacolli do të depozitojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi

Krimet e luftës, Pacolli do të depozitojë në Prokurori 10 mijë faqe dëshmi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se rreth 10 mijë faqe material për krimet e luftës do t’i dorëzojë tek prokurorët. “Do të depozitoj 10 mijë faqe material për krimet e luftës në Kosovë. Këto në ditët në vijim do t’i dorëzohen prokurorëve tanë dhe të shohin se […]

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se rreth 10 mijë faqe material për krimet e luftës do t’i dorëzojë tek prokurorët.

“Do të depozitoj 10 mijë faqe material për krimet e luftës në Kosovë. Këto në ditët në vijim do t’i dorëzohen prokurorëve tanë dhe të shohin se çka mund të bëjnë. Janë dokumente që janë aty, nuk janë trajtuar asnjëherë. Diku 95% e kriminelëve që janë përmendur në këto dokumente veprojnë dhe lëvizin lirshëm”, tha Pacolli në një konferencë për media.

Ai tha se në bashkëpunim me prokurorët kanë caktuar ditën e depozitimit të këtyre materialeve.

“Detyra historike është te dokumentojmë vrasjet, dhunimet, dëbimet e kryera nga forcat serbe. Lufta e Kosovës kishte rezultuar me vrasjen e shumë njerëzve, dhunimin. Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës dhe në disa raste jo”, tha Pacolli./Periskopi/

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja