Koulibaly transferi i parë i Arsenalit, Mustafi në Napoli

Spanjolli Mikel Arteta i cili u zyrtarizua para disa ditësh si trajner i ri i Arsenalit duke zëvendësuar në këtë pozitë Unai Emeryn e shkarkuar, si objektiv kryesor për ta përforcuar mbrojtjen e ka Kalidou Koulibalyn. Ky pritet të jetë edhe transferimi i parë i menaxherit të ri të Arsenalit, i cili ka pasur telashe […]
Ky pritet të jetë edhe transferimi i parë i menaxherit të ri të Arsenalit, i cili ka pasur telashe të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, përcjell Periskopi.
Për Koulibalyn më parë kanë shprehur interesim shumë skuadra, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin.
Por problem i madh mbetet çmimi shumë i lartë, i cili shkon deri në 100 milionë euro. Arsenali mund ta përfshijë në marrëveshje edhe ofrimin e mbrojtësit gjerman Shkodran Mustafi, i cili do të shkonte në Napoli. /Periskopi












