Kosovë-Serbi, përballje e bujshme sot në ring mes dy boksierëve që kanë shumë për të humbur

Sporti nuk njeh kufij. Përballje Kosovë – Serbi, pritet të zhvillohet sot në kampionatin ballkanik të boksit, që po mbahet në Antalia të Turqisë. Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksieri ynë Patriot Behrami do të përballet sot në ring me serbin, Milan Vrankoviq, në kategorinë deri në 69 kilogramë. Kur marrim parasysh situatën mes […]
Sporti nuk njeh kufij. Përballje Kosovë – Serbi, pritet të zhvillohet sot në kampionatin ballkanik të boksit, që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, boksieri ynë Patriot Behrami do të përballet sot në ring me serbin, Milan Vrankoviq, në kategorinë deri në 69 kilogramë.
Kur marrim parasysh situatën mes dy shteteve, atëherë e drejtë të themi se këta dy boksierë kanë shumë për të humbur, me gjithë vëmendjen e drejtuar nga ta.
Kosova në ballkanik merr pjesë me pesë boksierë, ndër ta edhe Donjeta Sadiku, e cila garon nesër.
Boksierët tanë synojnë të fitojnë medalje. /Periskopi.com/












