Kosova sot theu dy rekorde të reja në not, por nuk arriti të futet as në top 40-she

Në ditën e tretë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m), që po zhvillohet në Glasgou të Britanisë së Madhe, reprezentuesit kosovarë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde të Kosovës. Sportistët që u paraqiten sot arritën këto rezultate: Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol, u […]
Në ditën e tretë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m), që po zhvillohet në Glasgou të Britanisë së Madhe, reprezentuesit kosovarë vazhduan me paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar edhe dy rekorde të Kosovës.
Sportistët që u paraqiten sot arritën këto rezultate:
Dren Ukimeraj u paraqit në disiplinën 50m Krol, u rendit i 69 me kohë 00:25:51
Arti Krasniqi u paraqit në disiplinën 200m MIX, u rendit i 48 me kohë 02.04.35 rekord i ri i Kosovës.
Federata e Notit e Kosovës ka lajmëruar se notarët kosovarë do të garojnë edhe në dy ditët në vazhdim.












