Kosova dhe Shqipëria me kupë të përbashkët, me emrin “Nënë Tereza”

Kosova dhe Shqipëria me kupë të përbashkët, me emrin “Nënë Tereza”

Një kupë e përbashkët mes ekipeve shqiptare dhe atyre kosovare, me emrin domethënës “Nënë Tereza”. Nuk është thjesht një dëshirë e gjithë shqiptarëve, por një projekt konkret që ka nisur të hedhë hapat e parë tashmë. Një projekt që përfshin dy federatat, por edhe dy qeveritë, që nëpërmjet futbollit do të bashkojnë Shqipërinë me Kosovën. […]

Gjithçka e ka zbuluar presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili jep disa detaje interesante të projektit. Sipas tij, aktiviteti do të organizohet me një fond të posaçëm që do të akordojnë FSHF-ja, FFK-ja dhe qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Madje, Ademi shkon edhe më tej, duke pohuar se do t’i kërkohet UEFA-s që ekipi fitues të jetë pjesëmarrës në kompeticionet europiane dhe në këtë pikë “topin” ia kalon kolegut Duka, i cili është pjesë e Komitetit ekzekutiv të UEFA-s.

“Kjo kupë do të jetë masive dhe do të zhvillohet gjatë tërë vitit. Mund të luhen ndeshjet në mesjavë të mërkurën ose të enjten kur nuk ka ndeshje kampionale. Projekti do të jetë i përbashkët edhe me qeveritë tona. Do të krijohet një fond i posaçëm nga të dyja qeveritë dhe nga federatat. Krahas shpërblimit që do ta marrë fituesi nga federatat, do ta ketë edhe një shpërblim shtesë nga qeveritë”, ka thënë Ademi.

“Kjo kupë do të njihet si kupa ‘Nëna Terezë’. Ne e kemi dorëzuar në UEFA projektin dhe ende nuk kemi marrë përgjigje. Vitin tjetër do të mbajmë mbledhje për këtë çështje dhe do ta diskutojmë. Kjo çështje i takon më shumë presidentit Armand Duka, që është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA. Në kuadër të kësaj i takon atij me kompetencë ta përcjellë këtë çështje. Duka është edhe përgjegjës i federatave të regjioneve si Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë”, shtoi ai.

“Kemi kërkuar nga UEFA që fituesi i kësaj kupe të jetë i pranuar në garat e fituesve të kupave, që janë jashtë kupës së shtetit. Spanja, bie fjala, e ka Kupën e Mbretit dhe ky eveniment njihet nga UEFA. Fituesi i Kupës së Mbretit shkon në UEFA dhe ne e synojmë një gjë të tillë. Krahas kampionit të Kosovës, vendit të dytë dhe fituesit të kupës së shtetit, nga Kosova ose nga Shqipëria, do të jetë një skuadër tjetër skuadër pjesëmarrëse në Europë që shkon nga kjo kupë”, përfundoi Ademi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova