Konfirmohet: Liverpooli është mbret i botës

Konfirmohet: Liverpooli është mbret i botës

Liverpooli ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 në vazhdime klubin e madh brazilian, Flamengo. Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga […]

Liverpooli ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 në vazhdime klubin e madh brazilian, Flamengo.

Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët luanin më shumë me taktizime dhe kjo bërë që të mos ketë shumë raste shënimi dhe gola.

Në pjesën e dytë, ekipi i Jurgen Klopp prodhoi diçka më shumë në tentim të fitores, ndërsa edhe Flamengo pati rastet e veta.

Rastet më të mira për shënim ishin ai i Roberto Firmino (47’), Mohamed Salah (50’), Gabigol (53’), Trent Alexander-Arnold (80’), Jordan Henderson (86’) dhe Sadio Mane (90+), por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Liverpooli në fakt e gjeti golin në minutën e 76-të me anë të Salah, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të VAR-it dhe loja e rregullt u mbyll pa gola 0-0.

Në vazhdime, Reds ishin dukshëm më të mirë dhe shpejt edhe arritën të gjejnë golin.

Heroi i klubit anglez ishte Firmino (99’), i cili shënoi për 1-0 pas një veprimi të bukur brenda zonës pas asistimi të Manes.

Në pjesën e dytë, të vazhdimeve pati disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe Liverpooli në fund iu gëzua një fitore minimale, e cila ia sjell trofeun e Kupës së Botës për Klube.

Në ndeshjen për vendin e tretë ishte skuadra e Monterrey e cila triumfo ndaj Al Hilal në penallti 4-3, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 2-2.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova