Kombëtarja e Shqipërisë konfirmon sfidën e parë për 2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar sëfundmi ditën dhe ndeshjen e parë të Kombëtares për vitin 2020. Me anë të një njoftimi zyrtar FSHF ka lajmëruar për miqësoren ndaj Sllovenisë në 30 mars. Sfidë kjo e cila do të luhet në shtetin fqinj të Italisë, në stadiumin e Udinezes “Dacia Arena”. Njoftimi i FSHF-s: Skuadra […]
Me anë të një njoftimi zyrtar FSHF ka lajmëruar për miqësoren ndaj Sllovenisë në 30 mars. Sfidë kjo e cila do të luhet në shtetin fqinj të Italisë, në stadiumin e Udinezes “Dacia Arena”.
Njoftimi i FSHF-s:
Skuadra kombëtare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Slloveninë, në datën 30 mars 2020.
Federata e Futbollit ka dakortësuar sëbashku me homologët e Sllovenisë, që sfida të zhvillohet në fushë neutrale. Kjo miqësore do të zhvillohet në Itali, pikërisht në stadiumin e Udinezes, “Dacia Arena”, ora 20:45.
Detajet e biletave dhe pikave të shitjes për të gjithë sportdashësit kuqezi, do të komunikohen në ditët në vijim.












